Lidhi gruan në karrige dhe e torturoi për dy orë/ Në pranga shqiptari

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi kishte dhunuar dhe torturuar bashkëshorten e tij vazhdimisht.

Gruaja e 40-vjeçarit është shprehur se bashkëshorti i saj, i nxitur nga xhelozia, e kishte lidhur në një karrige ndërkohë që e kërcënonte me thikë për dy orë.
Pavarësisht se partneri nuk shkoi deri në pikën sa t’i rrezikonte jetën, ai i la shenja në lëkurën e saj.

Shqiptari e dërgoi gruan e tij në spital, ku ajo nuk pranoi dhunën që kishte përjetuar, por u tha mjekëve se kishte rënë nga biçikleta.
Versioni i saj nuk u besua, ndaj autoritetet italiane nisën hetimet për të zbuluar të vërtetën. Në dëshminë e tij, shqiptari nuk pranon se ka ushtruar dhunë ndaj partneres, por thotë se ajo ishte e droguar dhe shpikte çdo gjë.