Ndërkohë që është dita e fundit për Ilnisën, Meritonit dhe Eglën në Dhomën e Bardhë, debatet nuk kanë të ndalur.
Teksa po bëheshin gati për mbrëmjen e sotme, Meritoni dhe Egla kanë nisur diskutimet me njëri-tjetrin, ku nuk kanë munguar edhe komentet e Ilnisës.
Egla i ka kërkuar Meritonit ta lërë të qetë pasi ka shtatë ditë që rri brenda në Dhomën e Bardhë.
Meritoni: Po flas me qetësi, me shumë respekt.
Egla: Nuk dua respekt. Mos më respekto më. Jeni duke më irrituar. Më zbrit nga supet.
Ndërhyn Ilnisa: Nuk të ecën më me ne o Egla, të ecën me ata brenda por jo me ne. Në rregull?
Egla: Për ty nuk kam kocka. Mos fol se nuk kam më kocka me ty. Po ik mi ti, kush je ti? O zyshe. Po ik mi ik se le nam me ato c*ca jashtë. Futu brenda. Shko vishu. Nuk vlen fjala jote në veshin tim. Eshtë zero.
