Lazio eliminon Romën, kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

Derbin e Romës në çerekfinale të Kupës së Italisë e fiton Lazio. Skuadra bardhekltar u tregua më gjakftohtë në këtë përballje të nxehtë, duke e gjetur golin në fillimin e pjesës së dytë me Zaccagnin, që shndërroi në gol një penallti të shkaktuar nga mbrojtja verdhekuqe.

Lazio pati fatin me vete pasi në fundin e takimit, portieri Madas u mohoi golin verdhekuqve me dy ndërhyrje të njëpasnjëshme.

Minutat shtesë u shoqēruan me tension, por nuk ndryshoi rezultati.

Kështu, Lazio kualifikohet në gjysmëfinale, ku e pret fituesja e çiftit Juventus – Frosinone