LAJMI FUNDIT/ Ish-deputeti demokrat Dash Sula emërohet Kryeinspektor i Përgjithshëm. Shkëlqim Hajdari prefekt i Tiranës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është emëruar Kryeinspektor i Përgjithshëm. Mësohet se për pozicionin, Sula kishte aplikuar, pasi u bë shpallja e vendit vakant.

Ndërkohë më herët në detyrën e Kryeinspektorit ishte Shkëlqim Hajdari. Hajdari dha dorëheqjen nga ky post dhe u emërua si prefekt i Tiranës.