Foto ilustruese
Një 33-vjeccar u arrestua pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij. E frikësuar nga dhuna, ajo është hedhur nga ballkoni i banesës duke pësuar dëmtime trupore. E reja ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. M., 33 vjeç, pasi në rrugën “Memo Meto”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, e cila është ndjerë e frikësuar dhe është hedhur nga kati i dytë i banesës. Aktualisht kjo shtetase ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.