Shorti i Play Off-it europian për Kupën e Botës 2026 ka përcaktuar kundërshtarët e Shqipërisë dhe Kosovës, të cilat synojnë një vend historik në fazën finale të turneut.
Sipas shortit të hedhur në selinë e UEFA-s, Shqipëria do të përballet me Poloninë më 26 mars 2026, një duel i vështirë mes dy skuadrave që vijnë nga grupe mjaft konkurruese.
Ndërkohë Kosova do të luajë ndaj Sllovakisë, një kundërshtar i fortë dhe me përvojë në arenën europiane.
Shorti shmangu përplasjen mes Shqipërisë dhe Kosovës, pasi të dyja kombëtaret u pozicionuan në vazon e tretë.
Struktura e Play Off-it
Play Off-i përbëhet nga 12 ekipe: skuadrat e renditura të dyta në fazën e grupeve dhe ekipet e ardhura nga Liga e Kombeve. Ato ndahen në 4 vazo, ndërsa gjysmëfinalet luhen më 26 mars, dhe finalet më 31 mars 2026.
Në Kupën e Botës do të shkojnë 4 ekipe përmes këtij formati.
UEFA ka përcaktuar se ekipi i vazos 1 luan ndaj atij të vazos 4, ndërsa vazoja 2 përballet me vazon 3.
Gjysmëfinalet e Play Off-it europian
Itali – Irlandë e Veriut
Ukrainë – Suedi
Turqi – Rumani
Danimarkë – Maqedoni e Veriut
Uells – Bosnje & Hercegovinë
Poloni – Shqipëri
Sllovaki – Kosovë
Republika Çeke – Irlandë
Finalet e mundshme të Play Off-it
Itali / Irlandë e Veriut – Uells / Bosnje & Hercegovinë
Ukrainë / Suedi – Poloni / Shqipëri
Turqi / Rumani – Sllovaki / Kosovë
Danimarkë / Maqedoni e Veriut – Republika Çeke / Irlandë
Play Off-i ndërkontinental
Fituesi i Kaledonia e Re / Xhamajka – R.D. Kongo
Fituesi i Bolivi / Surinami – Irak
Vazot e Play Off-it europian
Vazo 1: Itali, Danimarkë, Turqi, Ukrainë
Vazo 2: Poloni, Uells, Republika Çeke, Sllovaki
Vazo 3: Shqipëri, Kosovë, Irlandë, Bosnje & Hercegovinë
Vazo 4: Suedi, Rumani, Maqedoni e Veriut, Irlandë e Veriut













