Ky është ilaçi i nxjerrë nga farat e rrushit që mund të ndihmojë njerëzit të jetojnë deri në 150 vjet

Ilaçi i nxjerrë nga farat e rrushit mund të jetë hapi i parë drejt jetës 150-vjeçare

Një ekip shkencëtarësh ka identifikuar një përbërës të quajtur PCC1, që mund të rivendosë kufijtë e plakjes, sipas “Science Daily”.

Kjo molekul, e nxjerrë nga ekstrakti natyral i farave të rrushit, ka treguar në studime me kafshë – aftësinë për të eleminuar në mënyrë selektive – qelizat e vjetra dhe të dëmtuara – që gradualisht dëmtojnë indet dhe nxisin procesin e plakjes.

Në minj të moshuar, injeksionet me PCC1 jo vetëm përmirësuan performancën fizike dhe kapacitetin rigjenerues, por gjithashtu zgjatën ndjeshëm jetëgjatësinë.

Disa studiues e kanë përshkruar këtë zhvillim si “hapin e parë real drejt një pilule anti-plakje”.

Forca e PCC1 qëndron në një mekanizëm të njohur si aktivitet senolitik – heqja e synuar e qelizave “senescente” (qelizat e plakura).

Këto qeliza ndalojnë ndarjen, por mbeten në indet e trupit – duke lëshuar substanca inflamatore që përshpejtojnë plakjen e qelizave përreth.

PCC1 ndalon këto “fokusime inflamatore” dhe shkatërron në mënyrë selektive qelizat “e plakura” duke ndihmuar trupin të ruajë një gjendje biologjike më të re.

Në modelet e kafshëve, indet e muskujve, veshkave dhe madje të trurit treguan shenja të jashtëzakonshme rigjenerimi pas trajtimit me PCC1.

Edhe pse studimet tek njerëzit janë ende në faza të hershme, optimizmi është i lartë.

Prova e parë klinike tek njerëzit, e fokusuar në sigurinë dhe efektet e rigjenerimit të lëkurës, është regjistruar tashmë në “ClinicalTrials.gov”.

Media kineze e ka quajtur këtë përbërës “çelësin për jetën 150-vjeçare” – një ekzagjerim, por i bazuar në shkencë reale.