Gjykata Kushtetuese ka pezulluar dekretin e Presidentit për zgjedhjet e parakohshme të caktuara më 9 Nëntor.
Ky vendim erdhi pasi Erion Veliaj ankimoi vendimin e shkarkimit të tij si kryebashkiak i Tiranës.
Gjykata Kushtetuese vendosi njezëri të kalojë çështjen me kërkues Erjon Veliaj në seancë plenare publike në datë 31 Tetor 2025 dhe të pezullojë Dekretin e Presidentit për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë.
