Politikani serb, Nikola Sandulovic, ka rikthyer në vëmendje vizitën e tij tek varrezat e familjes Jashari në Prekaz. Ai e ka publikuar videon në profilin e tij në platformën “X” duke thënë se është politikani i vetëm nga Serbia që ka nderuar familjen Jashari në Prekaz.
Ai ka thënë se ka kërkuar falje edhe për vete por edhe në emër të serbëve që s’kanë kërkuar falje.
- Unë jam i vetmi politikan nga Serbia që kam ardhur për të nderuar viktimat e pafajshme shqiptare, familjen Jashari, në Prekaz. Unë kërkova falje dhe kërkova falje në emër të serbëve që nuk e bënë këtë”, ka shkruar Sandulovic.
