Kupa e Shqipërisë do të kthehet këtë mesjavë me ndeshjet e kthimit çerekfinale që do të përcaktojnë katër gjysmëfinalistët.
Të gjitha ekipet pritëse, Partizani, Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo janë të avantazhuara, për shkak të fitoreve që arritën në takimet e para.
Ndeshjet e kthimit janë rezervuar të luhen të mërkurën, më 4 mars. Fillimisht do të jenë dy takime në orën 16:30. Partizani sfidon Elbasanin dhe Vllaznia pret Bylisin.
Ndërsa në orën 19:30 janë rezervuar dy sfidat e tjera çerekfinale. Egnatia pret Teutën, ndërsa Dinamo përballet me Tiranën në stadiumin “Air Albania”.
Ndeshjet e kthimit çerekfinale:
Partizani-Elbasani (1-0), ora 16:30
Vllaznia-Bylis (1-0), ora 16:30
Egnatia-Teuta (2-1), ora 19:30
Dinamo-Tirana (2-0), ora 19:30 (Stadiumi “Air Albania”)













