Kualifikimet Historike/ Nga Europiani i parë te Botërori i parë, Serbia fatsjellëse për Shqipërinë

Shqipëria kompletoi një mrekulli të vërtetë në Leskovac, fitorja 0-1 i dërgon kuqezinjtë fare pranë kualifikimit në Play Off të Botërorit. Serbia duket se i sjell fat kuqezinjve dhe këtë e thotë edhe…historia.

Kualifikim i parë në Europian erdhi pas suksesit në Serbi, 0-3 në tavolinë, në natën e tmerrit të Beogradit, në 14 tetor 2014. Ngjan si rastësi por nuk është e tillë. Triumfet ndaj Serbisë tanimë janë si një ogur i mirë për vazhdimësinë e Shqipërisë drejt kualifikimeve në kompeticionet më të mëdha në botë.

Të besuarit e Sylvinhos mundën serbët dhe tani shikojmë drejt kualifikimit në botëror, për herë të parë në histori. Të shohim!