Kryemadhi: Peshku i madh në telefonin tim është Edi Rama

Kryemadhi duke folur për mediat i ktheu përgjigjje edhe Berishës duke i thënë se e kanë ngatërruar, duke i përmendur ish ambasadoren e BE-së Vlahutin që sipas saj bleu deputetët e opozitës për të votuar reformën në drejtësi.

TIRANË- Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi është shprehur se peshku më i madh në telefonin e saj është Edi Rama. Kryemadhi duke folur për mediat para se të futej në seancën penare i ktheu përgjigjje edhe Berishës duke i thënë se e kanë ngatërruar, duke i përmendur ish ambasadoren e BE-së Vlahutin që sipas saj bleu deputetët e opozitës për të votuar reformën në drejtësi.

“Merreni Ramën seriozisht kush i ka paguar kurimin e djalit në Amerikë. Doktorin nuk është e vërtetë do t’ja kenë ngatërruar. Mos e ka fjalën për buxhetin e Vlahutin që bleu deputetët e opozitës për të votuar reformën në drejtësi. Peshku i madh është Edi Rama në telefonin tim. E kam telefonin i cloud.” tha Monika.