“Krijuar me vizatimet e fëmijëve të Shqipërisë’! Rama publikon pamjet nga ambientet ku do të zhvillohet samiti (VIDEO)

Tiranë- Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis sot në Tiranë nën moton “New Europe in a new world”, duke shënuar takimin e tij për herë të parë në Ballkanin Perëndimor me pjesëmarrjen e liderëve, kryetarë shtetesh dhe qeverish nga 47 vende europiane, së bashku me drejtuesit e institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga ambientet ku do të zhvillohen takimet me liderët europianë.

“MIRËMËNGJES ???????? dhe me Shtëpinë e Europës, krijuar me vizatimet e fëmijëve të Shqipërisë, ku sot ka zbritur e gjithë Europa e ku do të mbajë sytë e gjithë bota, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.