“KOHA E DIKTATORËVE PO MERR FUND”/ Berisha: Taulant Balla, kriminel pa asnjë normë morali, autor i rrugaçërisë në Kuvend është…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një konferencë me gazetarët.

DEKLARATA E BERISHËS

Sot në presidencë u zhvillua ceremonia më qesharake, më komike, më banale e 35 viteve të fundit.

Riformatimi i qeverisë me klonimin, të klonuar nga Lubi Balluku shënon krimin permanent, në vazhdim.

Shënon përpjekjen për t’u trashëguar nëpërmjet krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve.

Të gjithë të emëruarit pa përjashtim janë të lidhur me 1 mijë fije me korrupsionin më të lartë qeveritar, kanë firmat e tyre e mëdha korruptive të vendit, në fushën e infrastrukturës, në fushën e energjisë dhe në fusha të tjera.

Sot, më shumë se kurrë, Bajrami i Presidencës u bë Haram i Presidencës me firmat që vendosi, me mungesën totale të guximit për t’i hedhur poshtë propozimet, ai u bë pjesë e një krimi permanent, të vazhdueshëm.

Ndaj dhe ky akt e bën të domosdoshëm largimin e menjëhershëm të Edi Ramës nga pushteti, dorëheqjen e tij.

Dhe të heqë dorë nga çdo lloj manovre për të zgjatur ditët e tij në pushtetin e krimit.

Asgjë nuk e shpëton atë.

Koha e diktatorëve po perëndon në nivel global.

Shqiptarët do i japin përgjigjen e merituar.

Me asgjë Edi Rama nuk mundet t’i shpëtojë krimeve të rënda që ka kryer, grushteve të shtetit që tentoi të realizojë, mburojës ligjore që kërkon t’i vendosë vetes për të dalë jashtë përgjegjësisë para ligjit.

Përpjekjes së tij për të shpallur vjedhjet legjitime për qeveritarët.

Të gjitha këto janë ftesë për shqiptarët.

Protesta e tyre, kryengritja ne tyre paqësore është shpresa e fundit e shpëtimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve nga Edi Rama.

Kohërat janë kritike.

Në këtë kohë, ai fakton se është i aftë të bëjë gjithçka në shkelmim të interesit kombëtar të shqiptarëve.

Veçanërisht në këtë kontekst, letra e hapur që firmosi së bashku me padronin e tij, Aleksandër Vuçiç, me të cilin, shqiptarëve që u premtoi pasaportën, u garanton pasaportën serbe, meriton të ndëshkohet me të gjitha format si tradhti e lartë kombëtare.

Data 12 është data e kryengritësve paqësorë shqiptarë, në të cilën ata do mblidhen para parlamentit për të kërkuar largimin e menjëhershëm të Edi Ramës.

Kryengritja paqësore e qytetarëve shqiptarë ka synim madhor shpëtimin e shqiptarëve nga ky regjim dhe rikthimin e votës së lirë tek ata.

As një Lubi, as 10 Lubi nuk janë objektivat e kësaj kryengritje.

Objektivi i saj është largimi i Edi Ramës me urgjencë nga pushtetit.

Një dhe vetëm një, do të jetë vetëm një.

I panegociueshëm.

Edi Rama ka zero legjitimitet në pushtet ndaj dhe duhet të largohet.

Kam bindjen se qytetarët janë më të vendosur se kurrë në qëndrimet dhe vendimet e tyre.

Data 12 është dita e tyre.