“Kjo tregon se sistemi ka falimentuar”/ Berisha: KLP ka lënë 80 % të prokurorive pa drejtues!

“Edhe KLP-ja ka zë këtu? Tani jemi tek KLP-ja atëherë. A e dini ju se 80 përqind e prokurorive të Shqipërisë nuk kanë drejtues të emëruar? Çka tregon dy gjëra? Ose tregon falimentimin total të sistemit se është jashtë çdo lloj ligji, Kushtetute, rregulli, shteti. Kanë pesë vite që kanë emëruar gjithsej 3 kryeprokurorë rrethesh, dhe të gjitha janë, ose i rrjepin me nga 500 mijë euro ata që do emërojnë. Nuk e di cila është.

Ose ka një falimentim të sistemit, ose ekziston një sistem gjobe që emërohet ai që arrin tek 500 mijë euro. Cili është ai, gjejeni ju vetë, shkoni pyesni nëpër rrethe se kush po bën 500 mijë euro. Por që të sillesh në këtë mënyrë me shtetin, dëshmon që je një korporatë antishtet. Se përgjegjësia, ligji, Kushtetuta, kërkon që qarku, rrethi të kenë kryetarin e institucionit të akuzës.

Po nuk kanë faj këta, se edhe ju heshtni para këtyre. Dhe ju nuk duhet të heshtni kurrë para këtyre, sepse nëse ka antishtet në veprim, ky është antishtet. Dhe ky, tek akuza, që është gjëja më e mprehtë e një shteti.

Pse e lë akuzën pa drejtim? Me të komanduar. Këto janë korporata, ky është sistemi korporativ, i turpshëm, i turpshëm. Ky është sistemi i Xhorxh Sorosit,” tha Berisha.