Kjo do të jetë ngjyra e preferuar e gocave të famshme për këtë vit

Koleksionet e veshjeve për sezonin Pranverë 2024 ishin të mbushura plot me tendenca, nga çantat e vogla deri te ato të mëdhatë që duken si të mbushura plot me gjera brenda, por asnjë detaj nuk është më ndikues në pjesën e tendencave sa ngjyra oxblood (e njohur si vishnje e mbyllur, merlot ose bordo).

Protagoniste te disa prej shtëpive më të mëdha të modës, kjo ngjyrë elegante është ajo që po shihet kudo dhe etiketohet si nuanca e vitit 2024.