Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Elbasan, të mbajtur më 1 tetor 2025, u miratua ndër të tjera edhe pika 17 e rendit të ditës mbi dhënien në përdorim (pa kundërshpërblim) të ambienteve të konviktit “Ymer Tola” dhe ambientet e ish-Rajonit Nr.1, ZK 8521, Akademisë së Futbollit Elbasan nga Bashkia Elbasan.
Pas mbledhjes, këshilltarë të opozitës u akuzuan se kishin qenë pjesë e votimit në favor të kësaj pike.
Një prej tyre, këshilltarja e Partisë Demokratike Bjanka Çopja, ka reaguar sot duke publikuar procesverbalin zyrtar të votimit.
Përgënjeshtrim publik
Unë, Bjanka Çopja, këshilltare e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak Elbasan, përgënjeshtroj lajmin e rremë të shpërndarë nga portali Pamflet, i cili ka pretenduar se kam votuar “pro” për dhënien në përdorim të pronës publike në mbledhjen e datës 1 tetor 2025.
Procesverbali zyrtar i votimit e tregon qartë: Bjanka Çopja ka abstenuar
Një detaj domethënës: kam qenë këshilltarja e fundit që votova dhe, si rezultat i abstenimit tim, pika 17 e rendit të ditës nuk kaloi – u rrëzua.
Çdo interpretim tjetër është shpifje dhe tentativë për të manipuluar opinionin publik. Unë do të vijoj të mbroj interesat e qytetarëve të Elbasanit dhe të kundërshtoj çdo keqpërdorim të pronës publike.
Bjanka Çopja Këshilltare Bashkiake – Partia Demokratike e Shqipërisë

