Deputeti socialist Erion Braçe ka folur për “Top Story”, pak ditë pasi shprehu dëshirën për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës, rreth këtij vendimi.
Braçe theksoi se partia nuk mund të funksionojë me njoftime që ngjiten në mur.
“Se në rast se vazhdon kështu në mur mund të vijë dhe një njoftim tjetër, që mund të jetë më i rëndi për PS, që tregon fundin. Nëse partia shkon në këtë trajektore njoftimesh patjetër që vjen në këtë pikë. Unë nuk e dua këtë”, u shpreh Braçe.
“Unë kam bërë veten time dhe kam bërë atë që kam menduar shumë qartë. Po e dëgjoj ka marrë leje apo jo? Jo nuk kam marrë leje askund. Kanë qenë qëndrime shumë të qarta ideologjike. Aspekti social ka qenë po kaq i rëndësishëm që duhet të ketë vija ndarëse.
Mua nuk më pëlqen ky term, senator i PS-së. Unë jam thjesht deputet i PS-së, u bënë shumë vite. Për pak javë bëhen 30, por i zgjedhur jo i emëruar. Unë mendoj që Rama e ka pranuar, as nuk kam marrë leje dhe as nuk do të marr leje për ato që kam thënë. Ato që kam thënë kanë qenë të drejta, të vërteta.
Ka pasur edhe të tjerë brenda PS-së që kanë thënë gjëra të drejta ose të vërteta, të lidhura me njerëzit dhe interesat e tyre.
Gjëja nuk ka nisur në media, apo ambiente të tjera, ka nisur në Asamblenë e PS-së, në njësinë 5, nën përgjegjësinë time. Në atë Asamble jam munduar të ushqej njerëzit të flasin, jo të flas unë dhe ata të dëgjojnë. Kam lëvizur gjatë janë në mbledhjet e asamblesë së PS-së në Tiranë, më vjen keq që nuk gjej të njëjtën mënyrë ose ndjesi për të folur, por në njësinë 5 ishte një sallë e tërë që ngriti shqetësimin.
Atje kam thënë shumë qartë, që janë dy arsye që më shtyjnë ta bëj këtë. Partia duhet të zgjedhë një formë vendimmarrjesh dhe procesesh që janë krejt të ndryshme nga ato që janë sot. Partia nuk mund të kthehet në një mur ku ngjiten kohë pas kohe njoftime: njoftime për kryetar partie, njoftime për drejtues politik, të deleguar, njoftime për kryetar bashkie. Jo, partia nuk mund të funksionojë me njoftime që ngjiten në mur. Se në rast se vazhdon kështu në mur mund të vijë dhe një njoftim tjetër, që mund të jetë më i rëndi për PS, që tregon fundin. Nëse partia shkon në këtë trajektore njoftimesh patjetër që vjen në këtë pikë. Unë nuk e dua këtë”, u shpreh Braçe.













