‘Kërkohen hetime të nivelit të lartë dhe dënime’/ Andreas Schieder: Shqetësuese, korrupsioni, polarizimi dhe presioni ndaj votuesve

STRASBURG- Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian po diskuton draft-raportin për progresin e Shqipërisë në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian. Raportuesi i Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder, ka shprehur shqetësime të forta lidhur me situatën politike dhe të drejtave demokratike në vend. Raporti i hartuar nga Schieder, përshkruan shqetësimin se pavarësisht se korniza ligjore për zgjedhjet është përgjithësisht e përshtatshme. Sipas raportit, polarizimi politik dhe retorika konfrontuese ndihmojnë në krijimin e një klime të tensionuar që sulmon kontrollin parlamentar dhe besimin te institucionet demokratike.

“Ka presion ndaj votuesve, ka polarizim. Javët e fundit është radikaliauar duke u përpjekur për të bërë protesta në rrugë. Sa i takon korrupsionit, reforma po ecën. Shqipëria ka bërë progres, por ka ende punë. Kërkohen hetime të nivelit të lartë dhe dënime, pasi ka çështja e korrupsionit ngelet problematike”, tha ai./Dosja.al