Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kosovë, ku këngëtarja Teuta Selimi thuhet se është dhunuar fizikisht nga bashkëshorti dhe vëllai i saj.
“Sinjali” shkruan se herët mëngjesin e së mërkurës këngëtarja ka kontaktuar policinë dhe ka raportuar se është dhunuar nga bashkëshorti i saj, Patrik Neziri.
Teuta Selimi dhe bashkëshorti i saj kanë pasur një konflikt me fjalë, që më pas ka degraduar në përdorimin e dhunës. Neziri e ka goditur këngëtaren disa herë në kokë, duke i shkaktuar disa plagë.
Policia menjëherë është vënë në lëvizje, por që prokuroria nuk ka lëshuar ende një urdhër-arrest për bashkëshortin e Teutës që dyshohet për “dhunë në familje”.
