Katër vite nga vrasja me 27 thika, SPAK nxjerr urdhër-arrest për motrën e Regis Runajt që punonte si sekretare në gjykatë

Urdhëri për arrestimin e Denada Toda alias Runaj është kryer pikërisht ditën kur Regis Runaj është vrarë. Në 29 korrik 2024, familja Runaj ka bërë homazhe në varrin e Regisit,duke e përkujtuar atë në 4 vjetorin e vrasjes së tij makabre.

TIRANË– Mes 33 personave që SPAK kërkoi arrestimin gjatë operacionin “Plumbi i artë 2”, duke caktuar masën e sigurisë “arrest në burg dhe “arrest shtëpie”, është dhe një sekretare gjyqësore e quajtur, Denada Toda alias Runaj. Kjo grua që shihni në këtë foto ka shërbyer për më shumë se 10 vite si sekretare gjyqësore në gjykatën e Tiranës dhe atë të Elbasanit, duke punuar si sekretare pranë gjyqtares Pajtime Fetahu. Por prej disa kohësh ajo është larguar me dorëheqje nga gjykata e Elbasanit, duke u vendosur në Itali.

Ajo është motra e të ndjerit Regis Runaj, i cili në 29 korrik 2020 u masakrua me rreth 27 goditje thike, nga Euglen Halili, i cili kishtë marë urdhër nga Xhuljano Hoxha dhe Erjon Alibej për vrasjen e Runaj në qytetin e Elbasanit. Euglen Halili, është bashkëpuntori i parë i prokurorisë që foli për luftën mes bandave kriminale, dëshmia e të cilit çoi në burg dhe dënoi me burg përjetë Xhuljano Hoxhën dhe arrestoi sponsorin kryesor të vrasjeve në disa qytete, Erjon Alibej.

Urdhëri për arrestimin e Denada Toda alias Runaj është kryer pikërisht ditën kur Regis Runaj është vrarë. Në 29 korrik 2024, familja Runaj ka bërë homazhe në varrin e Regisit,duke e përkujtuar atë në 4 vjetorin e vrasjes së tij makabre. Por shumë shpejt kanë marë lajmin e hidhur nga policia se duhet të ekzekutonin masën e sigurisë të nxjerë nga SPAK, për Denada Toda alias Runaj. Kjo pasi në 29 korrik 2024, fiks katër vjet nga vrasja e të vëllait SPAK kishte lëshuar një mandat arresti me masë sigurimi “arrest në shtëpi”, për motrën e Regisit, ish-sekretaren e gjykatës së Elbasanit, Denada Toda.