Kapitenia e Kombëtares së volejbollit, Erblira Bici renditet në 5 më të mirat në Itali

Pas një kampionati fantastik në Serinë A2, duke qenë protagonistja kryesore në ngjitjen e Romës në elitën e volejbollit italian, Erblira Bici e ka filluar në mënyrë të shkëlqyer edhe edicionin 2023-2024 në Serinë A1.

Kapitenia e kombëtares shqiptare të volejbollit vazhdon të performojë në Lega Volley Femminile me Aeroitalia Smi Roma duke u renditur në pesë më të mirat e Seria A1.

Erblira Bici është një shembull për t’u marrë nga brezat e rinj të volejbollit shqiptar.

Ajo gjithashtu renditet në vendin e tretë për sa i përket volejbollisteve me zhytje të suksesshme, duke bërë krenar Gramshin qytetin e saj të lindjes, por jo vetëm, gjithë Shqipërinë.