Kapiteni Gjimshiti bën sulmuesin te Atalanta, shënon në Kupën e Italisë

ITALI – Kapiteni i Kombëtares kuqezi, Berat Gjimshiti, i cili luan me skuadrën bergamaske ka gjetur rrugën e rrjetës në sfidën e Kupës së Italisë mes Atalantës dhe Genoas.

Në minutën e 19-të të takimit, Gjimshiti goditi me kokë pas një krosimi të Zalewskit, duke kaluar në avantazh ekipin zikaltër.

Ky ishte gjithashtu edhe goli i parë i kapitenit të Kombëtares shqiptare këtë sezon, i cili vijon të tregojë se është një pikë kyçe edhe te Atalanta.

Atalanta në turin 1/8 të Kupës së Italisë, pas fitores 4-0 kaloi në fazën çerekfinale. Pas goli të Gjimshitit shënuan edhe De Roon (54’), Pasalic (82’) dhe Ahanor (90’+1).