Gjatë një operacioni të zhvilluar në Pire, Agious Anargirous dhe Athinë, u arrestuan katër grekë të moshës 20-58 vjeç, shqiptar Arben Gjorgji 44 vjeç nga Pusteci dhe Majlinda Gjorgji 41 vjeç nga Maqedonia e Veriut, ndërsa në kërkim u shpall një grek 50-vjeçar.
GREQI- Një shqiptar ka rënë në pranagt e policisë greke. Bëhet me dije se një operacion i policisë greke çoi në sekuestrimin e një sasie të madhe droge dhe dy armë zjarri. Nga ky operacion u arrestuan gjashtë pesonam të shpallur në kërkim, mes tyre edhe shqiptari. Gjithashtu policia greke kishte siguruar informacion për një grup kriminal që funksiononte të paktën 4 muajt e fundit në tregtinë e drogës në Athinë.
Ndërkohë mësohet se grupi kriminal shfrytëzonte një banesë në Kaminia të Pireut për magazinimin e drogës. Gjatë një operacioni të zhvilluar në Pire, Agious Anargirous dhe Athinë, u arrestuan katër grekë të moshës 20-58 vjeç, shqiptar Arben Gjorgji 44 vjeç nga Pusteci dhe Majlinda Gjorgji 41 vjeç nga Maqedonia e Veriut, ndërsa në kërkim u shpall një grek 50-vjeçar
Gjatë kontrolleve të policisë në banesën që përdorte grupi, por edhe në banesat dhe gjatë kontrolleve fizike të të arrestuarve, u gjetën dhe sekuestruan 12.7 kg heroinë, 10.7 kg marijuanë, 60 gram kokainë, 141 tableta XANAX dhe HIPNOSEDON, 500 ml Metadon, 1.8 kg përzierës heroine, 2 pistoleta të kalibrit 9 dhe 8 mm dhe 5 fishekë të këtyre kalibrave, 2500 euro, 1 automjet, 2 peshore elektronike, 8 celularë, mjete për përzierjen dhe paketimin e heroinës.
