“Kam mamin me kancer”, Çiljeta bën rrëfimin e ndjerë: Po i bien flokët, e kam me merak a do e përballojë dot!

Ferma Vip nisi rrugëtimin e saj të premten, më 22 mars dhe një prej konkurrenteve është pikërisht këngëtarja e mirënjohur Çiljeta Xhilaga. Kjo e fundit, pasditen e sotme ka bërë një rrëfim prekës, teksa bisedonte me Elsa Lilën. Nëna e saj është në një betejë me kancerin dhe këngëtarja shprehu dhimbjen për të, por edhe shqetësimin se si po e përjeton e ëma këtë periudhë të vështirë.

“Kjo e mamit ishte një shok shumë i madh. Me zotin para, ka për ta kaluar shumë shpejt. Kam merakun e flokëve, sepse është kjo procedura që po i bien flokët dhe a do e përballojë dot. I kam thënë që do i dalin prapë. I kam porositur edhe një paruke. Është në fazë kimio dhe nuk bën të marrë vitamina. Unë prej mamit hyra këtu, se më tha ik futu se do të shikoj 24 orë. Se unë e kisha ndarë mendjen për jo. Të gjitha takimet, me orare, me data ja kam lënë të gjitha gati. Fat i madh që kam nusen dhe çunat e xhajës në Itali se po të kishte qenë vetëm me mua nuk do ja dilnim dot. Unë më tepër isha shoqëruese psikologjike. Ikin bashkë bëjnë kimiot dhe kthehen prapë bashkë”, tha Çiljeta.