“Kam lindur shqiponjë dhe është në gjakun tim”, Asllani prezantohet te Besiktas (VIDEO)

Klubi i Beshiktashit ka publikuar në rrjete sociale një video të shkurtër të Kristjan Asllanit ku ai prezantohet para tifozëve të tij të rinj me fraza motivuese.

Duke folur në italisht dhe jo në shqip, mesfushori ka thënë disa fjali të cilat lidhin faktin se ai është shqiptar me simbolin e këtij klubi, që është shqiponja.

“Kam lindur shqiponjë dhe është në gjakun tim. Një shqiponjë nuk tërhiqet kurrë mbrapa dhe unë do e tregoj. I lindur për të fluturuar dhe i krijuar për të luftuar. Asnjë frikë, asnjë justifikim. Vetëm zemër. Përqendrim maksimal. I lindur shqiponjë, gjithmonë shqiponjë”, janë fjalët e Asllanit në videon e publikuar nga Beshiktashi.