Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend kërkesën për shkarkimin nga detyra të presidentit Bajram Begaj, pasi sipas saj ka bërë shkelje të rënda të Kushtetutës.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka dalë sot në një konferencë për shtyp duke thënë se Begaj nuk qeveris i pavarur, por vepron në bazë të urdhrave që i vijë nga kryeministri i vendit, Edi Rama, referuar këtu dhe dekretimit të zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës apo të ministres virtuale Diella.
Ndër të tjera Gazment Bardhi tha se i biri i Begajt, ndërkohë që ndodhet jashtë shtetit me studime, rezulton i punësuar në një kompani sigurimesh në Shqipëri.
“PD bën me dije se ka depozituar në Kuvend kërkesën për fillimin e procedurës parlamentare të shkarkimin nga detyra të presidentit Bajram Begaj për shkelje të rëndë në mënyrë të vazhdueshme të Kushtetutës.
Kërkesa është hartuar me një material voluminoz ku analizohen së bashku me provat përkatëse të gjitha shkeljet e kryera të presidentit.
Po ashtu ne jemi të bindur se Begaj nuk mund të vazhdojë më të jetë de juro kryetar shteti dhe përfaqësues i popullit që në fakt de facto e ka humbur prej kohësh. Pas një analize shteruese, kemi arritur në konkluzionin se presidenti ka konsumuar 7 shkelje kushtetuese të rënda.
Kërkesa është hartuar me një material voluminoz ku analizohen së bashku me provat përkatëse të gjitha shkeljet e kryera të presidentit.
Dekretoi zgjedhje në Tiranë në shkelje të Kushtetutës
Ndërhyri në mandatin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, i preku pavarësinë
Dekretoi në shkelje ligjin për Komisionet Hetimore
Dekretoi ministren virtuale ‘Diella’
S’ndali trupën diplomatike nga përfshirja në fushatën e vitit 2025
Kabineti i tij ndërhyri në procesin e administrimit të zgjedhjeve
Përfitime personale nga i biri, do i drejtohemi SPAK
Djali i Begajt ndodhet jashtë shtetit me studime, rezulton i punësuar në një kompani sigurimesh”, tha Bardhi.
