ITALI – Festë bardhezi në “Allianz Stadium” të Torinos. Juventusi ka fituar nga kampionëve të Anglisë së Manchester Cityt me shifrat 2-0 dhe u ngjit në 11 pikë në vendin e 14-të në renditje, duke u bërë një kërcënim serioz të paktën për të shkuar në play-off. Në minutën e 53-të të takimit, pas këmbënguljes së gjatë të vendasev, Dusan Flahovic e kalon topin përjtej vijës fatale. Portieri Ederson arrin të ndërhyjë, por jo në kohën e duhur, pasi çipi në top dha sinjal që ishte kaluar vijën. Juventusi nuk tërhiqet, pëkundrazi realizon një go të mrekullueshëm me McKennie-n, 2-0. Dhe me këto shifrat përfundoi i gjithë takimi.
Ndërkohë Barcelona bën mrekullinë në “Signal Iduna Parl” përballë Dortmundit. Në minutën e 53-të realizon brazilianin Raphinha. Barazon shumë shpejt Dortmundi me një penallti të kthyer në gol nga Guirassy, por “blaugranat” e rikthyen epërsinë falë golit të Ferran Torres. Sërish Barcelona nuk di të ruajë avantazhin, pasi shumë shpejt Gruirassy realizon të dytin personan për rezultatin 2-2. Vijon spektakli në këtë ndeshje me Ferran Torres që shënon sërish, duke kthyer për herë të tretë epërsinëne e “blaugranave”.
Një fitore mjaft e rendësishme kjo për skuadrën e Flick që po kalonte një moment jo të mirë.
Një fitore të rendësishme ka arritur edhe Milani përball Cervena Zvezdës me shifrat 2-1. Kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh me anë të Leaos në pjesën e pare, ndërkohë që në të dytën skuadra serber rikthen barazpeshën. Në minutat e fundit Fonseca vendos të aktivizojë të riun Camarda i cili shndërrohet në protagonist pasi goditja e tij devijohet nga portiere për të përfunduar në traverse, aty përfiton Abraham dhe 3 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt kalon kuqezinjtë në avantazh 2-1, rezultat që mbeti i tillë deri në fund.
