Bardha Nergjoni
Historia nuk tregohet vetëm me fjalë, por edhe nëpërmjet objekteve të cilat janë përdorur nga të parët tanë. Një koleksionist mund ta kuptojë me së miri këte, pasi ai mbledh dhe ruan ndër vite objekte që sjellin traditën dhe kulturën e një populli.
E një prej tyre është Julian Demeti, koleksionist, president i Shoqatës së koleksionistëve të Shqipërisë.
Ai është krejt i ri në moshë. I lindur në 27 korrik të vitit 1981 në Elbasan, me arsim Administrim Biznes/Marketing, sipërmarrës i suksesshëm, Julian Demeti ka ndërtuar koleksione të përsosura, ku spikatin ato të kartëmonedhave të Shqipërisë, të cilin do ta vlerësoja ndër më të mirët, më të kompletuarit e kësaj klase. Në filateli zotëron një fond të konsiderueshëm rrallësish që i përkasin historisë postare dhe gabimeve.

Koleksionon që nga fëmijria, nisi me filadelinë si çdo bashkëmoshatar i tij që lunate me pullat, e tanimë ka një pasuri të madhe monedhash dhe kartmonedhash shqiptare.
Në koleksionin e tij gjendet një shumëllojshmëri monedhash, pullash duke filluar që nga pulla e parë shqiptare e emetuar nga qeveria e Lef Nosit në 1913, i njohur si babai i filatelisë shqiptare. Po ashtu, monedha e parë nën qeverisjen e Esat Pashës 1914. Krahas tyre Juliani kolesionon gazeta dhe revista të huaja me opnione të ndryshme nga bota për Shqiperinë që nga 1800-1850.
“Ne koleksionistët jemi ambasadorë të Shqipërisë, pasi në ekspozitat që zhvillohen jashtë ne përçojmë dhe promovojmë vlerat kulturore historike”- shprehet Juliani.

Si president i shoqatës, e cila e ka zanafillën 20 vite me pare, ai shprehet se janë tek 200 anëtarë te fushave të ndryshme ; filateli, kartolina, medalje, uniforma, kukulla te viteve 30-40 etj.
“Bashkëpunojmë dhe me shoqata të tjera ndërkombëtare dhe në shoqatën tonë ka të huaj që koleksionojnë objekte të vendit tonë” thotë ai.
Për Julianin kolesionimi është sa i veshtirë, aq edhe i bukur pasi në fund jep shumë kënaqësi. Sipas Julianit, janë evidentuar fakte që historianët që nuk i kanë parë, pasi çdo objekt mbart një histori më vete. Koleksionistët mund të jenë edhe tregtar, pasi çdo objekt ka vlerën e tij e cila rritet me kalimin e viteve.