“Ju lutem mos shkoni në aeroport”/ Pezullohen të gjitha fluturimet nga Dubai

FILE PHOTO: Emirates airliners are seen on the tarmac in a general view of Dubai International Airport in Dubai, United Arab Emirates January 13, 2021. Picture taken through a window. REUTERS/Abdel Hadi Ramahi

Në një deklaratë të re të ndarë në X, linja ajrore Emirates thotë se “të gjitha fluturimet për në Dubai janë pezulluar deri në njoftim të mëtejshëm”.

“Ju lutem mos shkoni në aeroport”, thotë ajo.

Linja ajrore thotë se do të ndajë përditësime kur ato të jenë të disponueshme dhe se “siguria e pasagjerëve dhe ekuipazhit tonë është përparësia jonë më e lartë dhe nuk do të kompromentohet”.