La futbollin që në 2016 për t’u rikthyer më pas në 2020, për ta lënë sërish pasi i rrinte ngushtë dhe nuk e bënte më të lumtur.
Por, edhe tani, italo-argjentinasi Pablo Daniel Osvaldo, 38 vjeç, ish-sulmues i Interit, Juves, Romës, Fiorentinës dhe kombëtares italiane, nuk po ia kalon mirë në aspektin personal.
Osvaldo pranoi se vuan nga depresioni, teksa në një video të postuar në Instagram shpërtheu në lot.
“Ndjej nevojën të them se prej kohësh luftoj kundër depresionit! E ndjej që jeta po më rrëshqet nga duart…
Doja ta ndaja me ju që po kurohem tek një psikiatër! Jetoj i mbyllur në shtëpi, nuk ia dal të bëj asgjë që të jetë sadopak produktive./Super Sport













