Java e gjashtë e Superiores nis me derbin Partizani-Tirana, Elbasani udhëton drejt Shkodrës

Java e gjashtë e Superiores do të nisë me derbin Partizani-Tirana, i cili është planifikuar të zhvillohet të premten e 3 tetorit në “Air Albania”, prej orës 19:00, ndërkohë që ditën e shtunë, po me drita do të luhen dy përballje të tjera interesante.

Në Shkodër, Vllaznia do të presë Elbasanin, ndërsa në “Elbasan Arena”, Dinamo e Ilir Dajës do të masë forcën me Flamurtarin. Java e gjashtë mbylle me dy duelet, Vora-Egnatia, që do të luhet në Laç prej orës 14:00 dhe Teuta-Bylis që starton në orën 17:00 në “Niko Dovana”.

AXHENDA E PLOTË:

E PREMTE

PARTIZANI-TIRANA ORA 19:00 (AIR ALBANIA)

E SHTUNË

VLLAZNIA-AF ELBASANI ORA 19:00 (LORO BORIÇI)

DINAMO-FLAMURTARI ORA 19:00 (ELBASAN ARENA)

E DIEL

VORA-EGNATIA ORA 14:00 (STADIUMI I LAÇIT)

TEUTA-BYLIS ORA 17:00 (NIKO DOVANA)