Ja shpërndarja deri tani e medaljeve në Lojërat Olimpike “Milano-Cortina 2026”

ITALI – Dita e 14-të e Lojërave Olimpike “Milano-Cortina 2026” e mban Norvegjinë në krye të tabelës së medaljeve.

Ajo shtoi në renditjen e saj edhe këtë të premte, vetëm dy ditë para përfundimit të Lojërave, medaljet e arta dhe të argjendta të fituara nga atletet e saj në biatlonin me start masiv 15 km dhe medaljen e argjendtë të Ragne Wiklund në patinazhin e shpejtë 1.500 metra për femra.

Me vetëm dy ditë të mbetura, të shtunën dhe të dielën, për të përfunduar Olimpiadën, vendi i parë i Norvegjisë duket tashmë i paprekshëm: 17 medaljet e tyre të arta i kalojnë lehtësisht 10 medaljet e Shteteve të Bashkuara, të dytët në tabelën e medaljeve.

Pas tyre vinë dhe 9 medaljet e Italisë, vendit pritës, të cilat e ruajnë vendin e tyre në podium, pavarësisht ditës së mirë të Holandës në finalet e patinazhit të shpejtë, në të cilat shtuan medaljen e tyre të tetë të artë.

Norvegjia me 27, është gjithashtu lidere në totalin e medaljeve të Lojërave, përpara Shteteve të Bashkuara (29), Italisë (27) dhe Japonisë, e cila ka 24 medalje, por bie në vendin e dhjetë për shkak të pak medaljeve të arta (5).

Ja tabela e përkohshme e medaljeve të “Top 10” vendeve të para në “Milano-Cortina”:

1. Norvegjia: 17 medalje ari / 10 argjendi / 10 bronzi – 37 gjithsej

2. SHBA: 10 medalje ari / 12 argjendi / 7 bronzi – 29 gjithsej

3. Italia: 9 medalje ari / 5 argjendi / 13 bronzi – 27 gjithsej

4. Holanda: 8 medalje ari / 7 argjendi / 3 bronzi – 18 gjithsej

5. Gjermania: 6 medalje ari / 8 argjendi / 8 bronzi – 22 gjithsej

6. Franca: 6 medalje ari / 8 argjendi / 6 bronzi – 20 gjithsej

7. Zvicra: 6 medalje ari / 6 argjendi / 5 bronzi – 17 gjithsej

8. Suedia: 6 medalje ari / 6 argjendi / 4 bronzi – 16 gjithsej

9. Austria: 5 medalje ari / 8 argjendi / 5 bronzi – 18 gjithsej

10. Japonia: 5 medalje ari / 7 argjendi / 12 bronzi – 24 gjithsej