Ja ku ndodhet sheshi që do të mbajë emrin e Dr. Florit

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, u vendos se sheshi pranë stadiumit ‘Dinamo’ në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, këngëtarit të ndjerë të grupit ‘West Side Family’.

Kemi marrë një propozim nga Njësia Administrative 5, për të emërtuar një shesh te rruga “Sulejman Delvina”, zona e Tiranës së Re, ngjitur me stadiumin “Dinamo”, me emrin e Dr. Florit. Aty kemi edhe një kënd lojrash. Dr. Flori ka lindur në qytetin e Beratit dhe në jetën e tij të shkurtër, ka pasur një kontribut shumë të madh, sidomos në muzikë, në sferën artistike të qytetit, me grupin e tij të famshëm West Side Family dhe disa bashkëpunime të tjera me Aurela Gaçen, Ermal Mamaqin etj. Kënga e tij “Tirona” ka qenë një himn i atyre viteve. Propozimi i Njësisë 5 ka kaluar të gjithaë filtrat e propozimeve dhe të komisionit me figura të nderuara, me studiues të historisë, dhe sheshi tashmë është përcaktuar. Me miratimin e vendimit do të bëhet edhe vendosja e pllakës përkujtimore për Dr. Florin, si një mirënjohje për jetën e tij shumë të shkurtër, por me marsh të pestë, për të prodhuar dhe pasur një krijimtari të jashtëzakonshme, tha Veliaj.