Izraeli nisi një sulm ndaj Iranit këtë të shtunë në atë që e cilësoi si ‘sulm parandalues’. Njoftimin e bëri ministri i mbrojtjes, Israel Katz teksa shpalli gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë vendin, për shkak të pritjes së një kundërpërgjigje nga Irani me dronë dhe raketa balistike.
Sirena dhe shpërthime të forta raportohet se janë dëgjuar në Teheran. Sulmi vjen në kohën kur tensionet në Iran janë të larta pas përfshirjes nga protestat kundër regjimit.
Presidenti amerikan Donald Trump vazhdimisht ka kërcënuar se po shqyrton një ndërhyje ushtarake nëse Teherani nuk pranon një marrëveshje për programin bërthamor













