Izraeli përdor katapulta për të ndezur zjarre në pyjet e Libanit mes tensioneve me Hezbollah

Gati tetë muaj pas sulmeve të rënda në Gaza, forcat izrealite kanë vrarë gjithashtu 467 njerez në Liban, shumica militantë por rreth 100 prej tyre civilë.

LIBAN- Ushtria izraelite raportohej se përdorte armë mesjetare për të ndezur zjarr në pyjet në jug të Libanit, duke thëne se e bënte për të ekzpozuar militantët e Hezbollah që fshiheshin në zonat pranë kufirit. Siç raportohet ushtria izraelite po përdorte një trebuchet, tip i avancuar i katapultës që përdorej në Mesjetë për të lëshuar mjete ndezëse në zona të pyllëzuara, në anën libaneze të kufirit.

Ndërsa një zëdhënës i ushtrisë konfirmonte përdorimin e armës së zjarrit teksa shtonte se ishte një iniciativë lokale dhe se nuk përdorej gjerësisht nga ushtria. Gati tetë muaj pas sulmeve të rënda në Gaza, forcat izrealite kanë vrarë gjithashtu 467 njerez në Liban, shumica militantë por rreth 100 prej tyre civilë. SHBA thotë se po përpiqet të parandalojë një luftë të gjerë mes Izraelit dhe Hezbollah, duke thënë se kjo do të shkaktonte ndërhyrje nga Irani për të luftuar me Hezbollah.