“Italianët janë shqiptarë të veshur me Versace”, Rama: Meloni, grua e shkëlqyer! Kur e merr fjalën bëhet më e gjatë se unë

PARIS- Kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pas humorin gjatë pjesëmarrjes së tij në Forumin e Paqes në Paris, ku nuk munguan batutat drejtuar homologes italiane, Giorgia Meloni, dhe shtetasve italianë. Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te Meloni, duke thënë me shaka se kur flet, bëhet më e gjatë se ai. Ai vijoi me një tjetër batutë që shkaktoi të qeshura, duke shtuar se italianët janë shqiptarë të veshur me Versace.

Moderatori: Jam nga Italia, presidenti im nuk është saktësisht ai që po i referoheni.

Rama: Jeni nga një Shqipëri e madhe. Georgia Meloni do të ishte dakord. Italianët janë shqiptarë të veshur me Versace. Keni një kryeministre, një grua, siç do të thoshte Trump, të mrekullueshme. Ajo nuk është e gjatë, por kur merr fjalën, është më e gjatë se unë. Në sytë e tu shoh shumë të majtë. Unë jam vetë socialist.