“Ishalla ngel sakat”, Kiara nuk e kursen ndjekësin: Njerëz bosh

Kiara Tito ka reaguar për ngjarjen e rëndë të 41-vjeçares nga Durrësi e cila i dha fund jetës pas bullizimit në rrjete sociale.

Duke postuar një mesazh të një prej ndjekësve të saj, ku i shkruan: Ishalla po ngel sakat ti.

Ajo ka shkruar : Ja për këto e kam fjalën, kështu është kur ju jepet mundësia të ndiheni zot përpara një tastiere! Sa gjynah, njerëz bosh.”

Ndërsa ngjarjen e rëndë të ndodhur në Durrës, ajo e komentoi kështu:

“Ku po shkon kjo botë? E frikshme! Asnjëherë nuk mund ta dini, se në çfarë gjendje emocionale është dikush dhe se sa shumë mund të rëndohet kjo gjendje. Vetëm prej disa komenteve fyese. Jo çdo njeri e ka forcën t’i përballoj. Kini pak mëshirë o njerëz!”