Ish-kryebashkiaku i Librazhdit Kastriot Gurra emërohet në krye të Agjencisë Shtetërore të Shpronësimit

Kastriot Gurra, është emëruar këtë të enjte, me vendim të qeverisë, Drejtor i Agjencisë Shtetërore të Shpronësimeve, duke zëvendësuar në këtë detyrë Egra Ibrahimin.

Eshtë marrë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Siç bëhet me dije në vendim, ky post i rëndësishëm i është besuar ish kryebashkiakut të Librazhdit Kastriot Gurra.

Gurra ka qenë kryetar i Bashkisë Librazhd nga viti 2015-2023.