Ish kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi paraqitet në SPAK.
Më 28 mars, Gjykata e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) i ka kërkuar Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) që të hetojë ish-kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi. Kërkesa vjen pas një kallëzimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH).
Më herët, Gjykata e Durrësit kishte vendosur të pushojë çështjen ndaj Roshit, i cili ishte akuzuar për “Shpërdorim detyre”. Megjithatë, GJKKO ka kërkuar që Prokuroria e Posaçme të marrë në dorë dosjen që ndodhet pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës, për të vijuar me hetimet.
