Irani sulmon Izraelin, flakë dhe tym në Tel Aviv! Bien sirenat në Jeruzalem (PAMJET)

Sirenat kanë rënë në Jeruzalem dhe disa qytete të tjera të Izraelit mbrëmjen e sotme, teksa raportohet se Irani ka nisur sulmin hakmarrës.

Siç raportojnë mediat e huaja, raketa nga Irani janë lëshuar drejt Izraelit, ndërsa në të paktën një rast, mbi Jeruzalem janë parë mbetje dyshohet pas interceptimit ajror të një prej raketave.

Ndërsa në Tel Aviv janë dëgjuar shpërthime si dhe është parë një shtullungë e madhe tymi. Megjithatë mbetet e paqartë nëse janë mbetje nga raketat e “Kupolës së Hekurt” apo goditje të suksesshme me raketa nga Irani.