ITALI – Interi ka fituar me rezultatin 3-1 përballë Parmës. Kristjan Asllani u aktivizua në minutën e 71-të sfidës duke marrë vendin e Çalhanoglu.
Zikaltrit nuk lanë vend për surpriza në javën e 15-të të Seria A. Golin e vetëm të pjesës së parë e shënoi Dimarko, teksa Parma rezistoi 40 minuta.
Në të dytën ishte Barela dhe Turam që i siguruan fitoren skuadrës së drejtuar nga Simone Inzagi.
Autogoli i Darmian në minutën e 81-të pati vlerë vetëm për statistikë te Parma. Interi mban aktualisht vendin e tretë me një pikë më pak se Napoli kryesues.
