Intelektualët elbasanas mbrëmje nderimi për Prof. Dr. Emine Sadiku Teichmann

Intelektualët e Elbasanit i rezervuan një mbrëmje nderimi Prof. Dr. Emine Sadiku Teichmann, akademikes së shquar e cila prej 30 vitesh jeton në Gjermani.

Te pranishem ne takim ishin personalitete të arsimit, kulturës, gazetarisë e politikës, ish-studentë, pedagogë familjare dhe miq.

Gazetari dhe publicisti Hyqmet Zane, në cilësinë e Kryetarit të Shoqatës Kulturore Atdhetare “Çamëria”, Dega Elbasan u shpreh se kjo eshte një mbrëmje e veçantë kushtuar dijes, arsimit dhe gjuhës shqipe u zhvillua në Elbasan, në nderim të Prof. Dr. Emine Sadiku Teichmann.”

E lindur në Elbasan më 25 korrik 1948 në një familje me origjinë nga Filati, e diplomuar në Gjuhë-Letërsi-Gazetari në Tiranë dhe me jetë e veprimtari në Gjermani që nga viti 1996, ajo ka ndërtuar një karrierë të gjatë në kërkimin shkencor dhe mësimdhënien e shqipes si gjuhë e huaj.

Në ligjëratën e saj, Dr. Aurela Basha theksoi: “Veprimtaria shkencore e Prof. Dr. Emine Sadikut përfshin botime në gjuhësi, leksikologji, gramatikë, pragmatikë dhe kulturën e gjuhës, mes të cilave ‘Shqipja si gjuhë e huaj’, ‘Fjalor gramatikor për gjuhën shqipe’ dhe studime për Ismail Kadarenë.”

Aktiviteti, i iniciuar nga Tahir Muhedini, vuri në pah se, sipas tij: “Në qendër të këtij aktiviteti ishte një figurë që lidh Elbasanin me Çamërinë dhe Shqipërinë me Gjermaninë — një jetë e ndërtuar mbi arsimin dhe përkushtimin ndaj gjuhës shqipe.”

Dëshmi emocionale sollën edhe miqtë e bashkëudhëtarët. Shoku i fakultetit, Leonard Demi, vuri në pah se: “Ajo ka spikatur gjithmonë për dimensionin e saj si pedagoge, studiuese dhe si njeri i përkushtuar ndaj të tjerëve përgjatë gjithë rrugëtimit tonë akademik.” Ndërsa deputeti Luçiano Boçi u shpreh: “Prof. Sadiku ka qenë një prej mentoreve që më ka frymëzuar në rrugëtimin tim, duke lënë gjurmë të pashlyeshme te brezat.”

Në mbyllje të mbrëmjes, fjala iu dha vetë protagonistes, e cila u shpreh e emocionuar:

“Jam jashtëzakonisht e emocionuar nga kjo prani e mrekullueshme e ish-studentëve, miqve dhe bashkëqytetarëve të mi. Faleminderit nga zemra që më rikthyet përmes kujtimeve në qytetin ku nisi gjithçka; trashëgimia e një pedagogu nuk matet vetëm me titujt dhe librat, por me gjurmën që lë te njerëzit.”