Integrimi në BE/ Mbahet sot në Bruksel konferenca e tretë ndërqeveritare, Shqipëria hap kapitullin e “Marrëdhënieve me jashtë”

TIRANË- Bashkimi Evropian i ka hapur rrugën zhvillimit të Konferencës së Tretë Ndërqeveritare me Shqipërinë. Në takimin e sotëm në Bruksel do të hapet grupkapitulli i gjashtë i integrimit, ai i “Marrëdhënieve me jashtë”.

Bëhet me dije se i pranishëm në konferencë do të jetë kryeministri Edi Rama, që do të kryesojë delegacionin shqiptar. Rama është nisur pasditen e djeshme drejt Brukselit.

Takimi në nivel ministror përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Në 15 tetor 2024 Shqipëria çeli zyrtarisht negociatat për kapitujt e parë me Bashkimin Evropian. Konferenca e sotme ndërqeveritare është e dyta që zhvillohet gjatë presidencës hungareze.