Gjykata e Shkodrës ka dënuar me 4 vite burg Davide Pecorellin sipërmarrësin Italian që inskenoi vdekjen e tij në Shqipëri në janar të vitit 2021.
49 vjeçari u zhduk në janar të 2021 Pukë, ku gjet e djegur makina që ai kishte marrë me qira, brenda së cilës u gjetën edhe mbetje skeletore. E teksa autoritetet italiane dhe ato shqiptare u ngritën në këmbë për të mësuar se çfarë kishte ndodhur me biznesmenin, më 17 shtator ai u gjet shëndoshë e mirë. Kur të gjithë e dinin të vdekur, biznesmeni italian Davide Pecorelli, u shfaq në një gomone pranë ishullit Montecristo, duke tronditur jo pak e duke sjellë me vete edhe ‘historinë’ se ku kishte qenë dhe çfarë kishte bërë përgjatë 9 muajve që ishte shpallur i zhdukur. “Po kërkoja një thesar” tha ai, deklaratë që habiti jo pak, thuajse aq sa edhe rishfaqja e tij.
Ndërkohë që për ekstradimin e tij në seancën e 31 majit 2023 Gjykata e Apelit të Perugias pranoi kërkesën e mbrojtësve të tij, të cilët kërkuan shtyrjen e vendimit deri në përcaktimin e mundshëm të procesit ku ai akuzohet në Shqipëri.
