Ilir Meta mbeti pa mandat/ Berisha: Rama e mbajti në burg për të fituar, terror politik

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur mbi rezultatet e zgjedhjeve parlamentare akuzoi Kryeministrin edi Rama se ai e mbajti Ilir Metën në burg për të fituar, terror politik.

Pas publikimit të rezultateve ku Ilir Meta mbeti pa asnjë mandat, Berisha theksoi se atij po i bëhet lufta më e egër që i është bërë ndonjëherë ndonjë njeriu nga armiku i votës së lirë.

“Ilir Metës i bëhet lufta më e egër që i është bërë ndonjëherë ndonjë njeriu nga armiku i votës së lirë, Edi Rama. Ta mbash në burg për të fituar është terror politik,” tha Berisha.