Aktorja Anna Lika ka ndarë pak minuta më parë lajmin e bukur se është bërë teze. Motra e saj ka sjellë në jetë një vajzë që e kanë quajtur Zeina.
Ky lajm vjen në jetën e motrave si një shpresë pas ditëve të vështira. Nëna e tyre, Ilda Gjoni u nda nga jeta në ditën e Krishtlindjes të vitit që lamë pas.
“Dhe dielli do të lindë përsëri se ne të gjithë e dimë sesa shumë doje ti që t’i gëzonim jetës… Dje i thamë mirëseerdhe mbesës tënde të dytë. Viki na gëzoi me një tjetër bukuroshe dhe ne do t’i tregojmë çdo ditë për gjyshen e mrekullueshme që pati. Qofsh jetëgjatë Zeina! Të duam shumë”, ka shkruar Ingrid Gjoni.
