Identifikohet kufoma e gjetur në banjot publike të qytetit të Elbasanit

Policia ka bërë të mundur identifikimin e  personit të gjetur pa jetë në mesditë në qytetin e Elbasanit. 74 vjeçari u gjet nga persona të rastësishëm në banjot publike në qendër të qytetit të Elbasanit. Mësohet se personi i gjetur pa jetë nuk ka shenja dhune në trup dhe mendohet të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Policia

Më datë 25.09.2021, rreth orës 12:30, në banjot publike në sheshin “Gensher”, Elbasan,  është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune  shtetasi Q.S., 74 vjeç, banues në Elbasan.

Nga hetime paraprake dyshohet se shtetasi ka ndëruar jetë nga shkaqet natyrale.

Grupi hetimor po punon për  dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.