I shpërthen bombula e gazit në banesë, humb jetën shqiptari në Itali

ITALI- Një ngjarje e rëndë është regjistuar në komunën Cellole në Napoli të Italisë.

Mësohet se një bombol gazi ka shpërthyer në banesën e një shqiptari. Për shkak të shpërthimit 67-vjeçari shqiptar ka marrë plagë të shumta në trup dhe pas tre ditësh në luftë me jetën ka vdekur.

67-vjeçari ka ndërruar jetë në spitalin Cardarelli në Napoli, ku ishte shtruar në repartin e djegieve.

Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, por dyshoeht se shpërthimi ka ndodhur për shkak të një defekti, rrjedhjeje.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjës dhe shkaqet që sollën shpërthimin e bombolës.