I dënuar nga Italia me 8 vite burg për drogë, kapet në Vlorë dhe do të ekstradohet

58-vjeçari Nikola Mersini është vënë në pranga në qytetin e Vlorës, teksa autoritetet italiane e kanë dënuar me 8 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike.

“Gjatë operacionit “Pursuit”, u kap në lagjen “10 Korriku” dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar: Nikola Mersini, 58 vjeç, lindur në Lushnjë dhe banues në Vlorë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Autoritetet gjyqësore italiane e kanë dënuar 58-vjeçarin, me 8 vjet burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 7 vjet e 6 muaj), për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e të arrestuarit.